20 Prill 2024

CIA paralajmëron për rrezikun e sulmeve nga ISIS

Washingto, 1 korrik - Drejtori i CIA-s, John Brennan tha se sulmet në aeroportin e Stambollit kanë të gjitha shenjat dalluese të grupit ISIS dhe ai paralajmëroi se grupi terrorist islamik mund të përpiqet të kryejë sulme të ngjashme edhe në Shtetet e Bashkuara.

\"Lëvizja e njerëzve dhe mallrave në botën e shekullit të 21-të në shumë drejtime mund të ndihmojë në atë që po përpiqet të bëj ISIS. Kemi parë që atyre as që u duhet të përpiqen të rekrutojnë njerëz.\"

\"Sulmi i tmerrshëm në Orlado u bë nga një individ që ishte të gjendje të kishte qasje ndaj propagandës së tyre. Por ka gjithashtu individë që ata mund t’i drejtojnë dhe dislokojnë. Agjencitë e sigurisë dhe zbulimit kanë përpara një sërë sfidash\", tha zoti Brennan.

Presidenti amerikan Barack Obama dënoi sulmin dje gjatë një takimi të nivelit të lartë të udhëheqësve të Amerikës së Veriut në Kanada.

\"Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë. Kam besim se mund dhe do të mposhtim ata që ofrojnë veç vdekje dhe shkatërrim dhe gjithmonë do të kujtojmë, se edhe pse ka nga ata që përpiqen të na ndajnë, ne jemi të fuqishëm kur jemi të bashkuar dhe punojmë drejt një bote më të mirë së bashku\", tha presidenti Obama.

Shoqëria ajrore Turkish Airlines rifilloi të gjitha operacionet e fluturimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Stambollit.

Sulmi në aeroportin e tretë më të ngarkuar të Evropës është i fundit në valën e bombardimeve në Turqi gjatë vitit të kaluar që kanë vrarë më shumë se 260 persona. Terrorizmi ka shkatërruar industrinë turke të turizmit që është jetike për ekonominë e vendit.

Shteti Islamik është fajësuar për dy bombardime vetëvrasëse në fillim të vitit në Stamboll që vunë në shënjestër turistë të huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)