20 Prill 2024

Kiçmari mban ligjëratë mbi historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare

Kanberra, 30 qershor - Ambasadori i Republikës së Kosovës, në Australi  Sabri Kiçmari ka mbajtur një Ligjëratë mbi historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare në Universitetin e Moshës së Tretë në Kanberra, kryeqytetin e Australisë.

Ambasadori Kiçmari ka folur për prejardhjen ilire të shqiptarëve, për luftërat heroike për mbijetesë të shqiptarëve në rajonin e Evropës Juglindore, për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, për shtrirjen gjeografike të shqiptarëve në vendet e ndryshme të rajonit të Evropës Juglindore, për harmoninë tradicionale ndërreligjioze ndër shqiptarë, për letërsinë bashkëkohore të shqiptarëve dhe për kulturën kombëtare.

Të pranishmit kanë bërë pyetje në lidhje me vendin në historinë kombëtare të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Nënë Terezës, për arsyet e ndarjes së Kosovës nga Shqipëria në vitet 1912-1913, për raportet politike, ekonomike dhe kulturore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, përdorimin e monedhës EURO si monedhë zyrtare në Kosovë etj.

Ambasadori Kiçmari i ka ftuar të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën, të njohin historinë e njërit nga popujt më të vjetër të Evropës, të shijojnë natyrën e shkëlqyeshme, ushqimet e shijshme dhe dashamirësinë e shqiptarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)