26 Prill 2024

PE miraton rezolutën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Euopian

Bruksel, 28 qershor - Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Rezoluta u miratua me 395 vota pro dhe 200 kundër, ndërsa 71 eurodeputetë abstenuan.

Në rezolutë bëhet thirrje për nisjen e menjëhershme të procedurave për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, është shprehur se “BE-ja është e gatshme të nisë që sot procesin, por duhen respektuar traktatet, sipas të cilave i takon qeverisë britanike të nisë procedurat. Prandaj duhet të kemi durim”.

Tusk ka njoftuar edhe samitin e jashtëzakonshëm të BE-së që do të mbahet në shtator në Bratislavë. Në samitin ku do të diskutohet rreth së ardhmes së BE-së nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e Britanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)