24 Prill 2024

Brexit: BE nuk i kontrollon dot më krizat

Berlin, 25 qershor - Evropa duhet të riorganizohet pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, kërkon politologia Ulrike Guérot në intervistë me DW. Zemërimi i kuptueshëm i qytetarëve me BE, shpërtheu.

Sipas ssajj situata është pak si te James Dean: \"Sepse ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë\". U premtua një referendum, pak me mendjelehtësi, ndoshta edhe në mënyrë shumë emocionale, për të respektuar atmosfera të caktuara në Britaninë e Madhe. Nigel Farage dhe Ukip e përqafuan me mirënjohje këtë temë. Dhe në fund pastaj ndodh një gjë e tillë.

Sipas saj ekziston ky zemërimi i qytetarëve, zemërimi që ti qeverisesh nga BE, pa mundur të bësh diçka kundër tij. Dhe është gabim që këtë zemërim të qytetarëve ta paraqesësh në një mënyrë të tillë, sikur ke të bësh me njerëz të çmendur emocionalë, që nuk kanë kuptuar asgjë. Dhe e gabuar është edhe që BE thotë gjithmonë \"le të vazhdojmë si deri tani\": më shumë integrim, për shembull. Këta njerëz kanë të drejtë kur thonë se demokracia evropiane, në mënyrën si praktikohet është e pamjaftueshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)