27 Prill 2024

Kosova e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal

Pravets, 31 maj - Zëvendësministri i Punëve të  Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka mbajtur sot një fjalim në forumin e ministrave të Punëve të Jashtme në takimet përmbyllëse të Presidencës bullgare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që po mbahet në Bullgari.

Në fjalimin e tij drejtuar forumit të ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP-së zëvendësministri Murtezaj ka përmendur të arriturat e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve të vendit për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal  e më gjerë me qëllim të forcimit të paqes dhe rritjes së zhvillimit ekonomik.

Zëvendësministri Murtezaj gjatë fjalimit ka theksuar në veçanti proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe ka elaboruar përkushtimin që Kosova po e  tregon në rrugën e integrimeve evropiane edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ai gjithashtu duke iu drejtuar forumit të ministrave ka sqaruar rrugëtimin e mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës në kryerjen e reformave si në fushën e sundimit të ligjit ashtu edhe në përpjekjet për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri sociale. Në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, përveç ministrave të vendeve anëtare  po marrin pjesë edhe zyrtare të lartë nga vendet e Evropës Juglindore si dhe zyrtarë tjerë vëzhgues nga Evropa dhe SHBA-të.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)