24 Prill 2024

Popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta

Tiranë, 26 maj - Një raport i fundit nga Instituti i Statistikave tregon se, mosha mesatare e popullsisë është rritur me 5.4 vite vetëm brenda 10 viteve të fundit.

Popullsia e Shqipërisë vazhdon të jetë në rënie. Krahasuar me një vit më parë rënia është 0.24 për qind në total, bën ti ditur raporti i së hënës.

Emigrimi duket se është bërë shkak për këtë rënie dramatike, që nisi në vitin 2006.

Me një popullsi rreth 2.9 milionë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra në Europë. Për këtë shqiptarët emigrojnë në vende të tjera për të gjetur punë.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej është 51% meshkuj dhe 49% femra. Ndërkohë 57,2% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 42,8% jeton në zonat rurale.

Zonat urbane janë më shumë të populluara nga femrat, 54,4% e popullsisë urbane janë femra. Ndërkohë në zonat rurale jetojnë më shumë meshkujt, këto zonat janë të populluara nga meshkujt me 53,1% e popullsisë së tyre.

Nga lëvizjet e brendshme të vitit 2015 rezulton se 57,5% e popullsisë së larguar janë femra.

Gjithashtu INSTAT bën me dije se raporti gjinor i lindjeve është: në 100 lindje vajzash, lindin 110 djem. Pra, numri i djemve është më i lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)