28 Mars 2024

Ministri Çollaku në vizitë zyrtare në Portugali

Lisbonë, 25 maj – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, po qëndron në vizitë zyrtare në Portugali, ku është takuar sot me sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, znj. Margarida Marques.

Ministri Çollaku ka falënderuar Sekretaren e Shtetit Marques për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë ofruar Kosovës duke filluar nga njohja e pavarësisë, pastaj kontributin dhe prezencën në kuadër të misionit të KFOR-it dhe EULEX-it.

Ministri Çollaku ka informuar znj.Marques lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, agjendën e reformave evropiane me fokus në fillimin e zbatimit të MSA-së si dhe për procesin e liberalizimit të vizave tani kur jemi në fazën e vendimmarrjes brenda Institucioneve të BE-së.
Në anën tjetër, Sekretarja Marques konfirmoi se Portugalia do të vazhdoj të mbetet përkrahëse  e rrugës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tregtare tani kur janë hapur mundësi të reja më hyrjen në fuqi të MSA-së. Më konkretisht u bisedua për mundësitë e investimeve në sektorin e bujqësisë, energjisë së ripërtëritshme, ndërtimtarisë etj.

Vizita e Ministrit Çollaku në Lisbonë ishte e para e një zyrtari të lartë të Republikës së Kosovës në Portugali. Si rezultat i kësaj vizite palët u pajtuan që në të ardhmen e afërt të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në të gjitha fushat e interesit reciprok.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)