19 Prill 2024

Blair: ISIS duhet të luftohet me forca tokësore

Londër, 25 maj - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se ndaj grupit militant Shteti islamik (ISIS) nuk mund të ketë fitore po qe se forcat tokësore nuk nisin në luftë të vërtetë kundër xhihadistëve.

Ish-lideri i laburistëve këto mendime i shfaqi në Ëestminster, duke thirrur për pjesëmarrje më serioze të ushtrisë në konflikt, me ç’rast tha se me grupin terrorist asgjë nuk ka përfunduar dhe se ai ”do të vijë këtu për të na sulmuar“.

“Nuk ka mënyrë për fitore ndaj atyre njerëzve nëse nuk zhvillohen luftime në tokë. Sulmet ajrore nuk do ta mundin Shtetin islamik, duhet të përballem me të në tokë. Kjo nuk do të thotë se ushtarët britanikë do të shkojnë atje“, ka thënë Blair, njofton AP.

Ai ka shtuar se vendosja e një numri të vogël ushtrisë do të bënte një dallim të madh në këtë luftë.

“Forcat e Armatosura të Amerikës, të Britanisë së Madhe, të Francës dhe shteteve të tjera të mëdha kanë përvojë e mundësi që të përballen me xhihadistët, e nëse këto forca i përdorim për mbështetje ndaj forcave vendore, atëherë vetëm duhet të vendosim se cili është qëllimi ynë. A është qëllimi ynë ta mundim armikun? Po, është përgjigja ime për këtë”, ka deklaruar Blair.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)