28 Mars 2024

Gashi në takimin e Grupit të Liderëve të Paktit Evropian për Rininë në KE

Bruksel, 24 maj - Rrjeti i Kosovës për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR Kosova) ka njoftuar se Kryetari i Bordit të Rrjetit, Agon Gashi sot nga ora 18:00 do të marrë pjesë në takimin e parë të Grupit të Liderëve të Paktit Evropian për Rininë në Komisionin Evropian në Bruksel.

Gashi, i cili është edhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë anëtare Meridian, do të përfaqësojë angazhimin e Kosovës për të krijuar punësim për të rinjtë përmes partneriteteve publiko-private dhe partneritetit biznes-arsim. Rrjeti CSR Kosova ka lansuar Paktin Evropian për Rininë më 4 Mars në Kosovë, nën Patronatin e Lartë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetje të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile.

Gjatë takimit Gashi do të diskutojë për rezultatet e para që ka dhënë Pakti në Kosovë dhe në vendet anëtare të BE-së, dhe do të dëgjojë për praktikat më të mira evropiane në diskutimet për zanatësinë (apprenticeships).

Këto praktika të mira dhe shembuj nga vendet anëtare të BE-së do t’i ndihmojnë Kosovës në rritje të punësimit të të rinjve përmes zanatësisë, dhe në rritje të partneriteteve mes komunitetit të biznesit dhe institucionet e arsimit.

Ky takim do të kryesohet nga Komisionerja për Punësim, Çështje Sociale, Shkathtësi dhe Lëvizshmëri të Fuqisë Punëtore, Marianne Thyssen dhe Ministri Francez i Shtetit dhe Kryetar i CSR Europe, Viskonti Etienne Davignon. Në këtë takim do të marrin pjesë Drejtuesit e disa prej korporatave më të mëdha evropiane dhe globale.

Takimi do të përfundojë me një darkë pune që fillon në orën 20:00, ku liderët evropianë do të diskutojnë më tutje për mënyrat dhe shembujt më të mirë për të rritur punësimin e të rinjve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)