26 Prill 2024

6 të vdekur nga vullkani në Indonezi

Jakarta, 23 maj - Zyrtarët indonezianë thonë se të paktën gjashtë persona kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i një vullkani.

Shpërthimi dje në malin Sinabung në provincën e Sumatrës Veriore çliroi hi vullkanik mbi fshatin Gamber, që ndodhet katër kilometra nga krateri i vullkanit.

Zyrtarët thonë se vullkani në pjesën perëndimore të vendit vazhdon të shfaqë aktivitet sot, duke e bërë të vështirë të dërgohen ekipe kërkim-shpëtimi për viktimat dhe të mbijetuarit.

Vullkani ka qenë në gjendje të fjetur prej katër shekujsh, por filloi të riaktivizohet në shekullin e 21-të.

Indonezia është një vend me aktivitet sizmik, pasi ndodhet mbi të ashtu-quajturën, “Unaza e Zjarrit” në Paqësor, një varg vullkanesh dhe linjash ku takohen pllakat tektonike në tabanin e Oqeanit Paqësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)