26 Prill 2024

Obama niset për turneun njëjavor në Azi

Washington, 22 maj - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është nisur për vizitë njëjavore në Vietnam dhe Japoni.

Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një deklarate se turneu i presidentit synon të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së në “ribalancimin” e marrëdhënieve me vendet e Azisë dhe të rajonit të Paqësorit.

Gjatë qëndrimit në Japoni, të enjten dhe të premten, Obama do të ndalojë në Hiroshimë, vendin ku SHBA ka hedhur bombën e parë atomike në histori.

Obama do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshimën.

Udhëtimi i Obamës është i dhjeti në Azi, prejse është zgjedhur president në vitin 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)