25 Prill 2024

Kuqi takoi ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa

Shkup, 5 maj - Ministri i Ekonomisë të Maqedonisë Driton Kuqi ka realizuar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit Kuqi, takimi është zhvilluar në ambasadën kosovare ku dy bashkëbiseduesit kanë theksuar bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha sferat mes dy vendeve dhe u pajtuan se ato duhet të thellohen me projekte tjera në të ardhmen për të mirën e qytetarëve të dyja vendeve.

Ministri Kuqi tha se “Republika e Kosovës është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe prej shumë kohësh është vend me të cilin Republika e Maqedonisë realizon këmbimin më të madh tregtar”.

Sipas statistikave për vitin 2015, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë, Maqedoninë e kanë vizituar 1 milion e 329 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa 738 mijë qytetarë nga Maqedonia kanë vizituar Kosovën, ose gjithsej mbi 2 milion qytetarë nga dy vendet.

Po këtë periudhë në Maqedoni nga Kosova kanë hyrë 69 mijë e 573 kamionë, ndërsa nga Maqedonia në Kosovë janë futur 71 mijë e 253 kamionë me mallra të ndryshme, ose gjithsej 140 mijë e 826 kamionë me mallëra në dy vendet.

Ministri Kuqi dhe ambasadori Hysa biseduan për rritjen e mëtejme të numrit të vizitorëve nga dy vendet, duke cekur se vetëm në turizmin shëndetësor qytetarët nga Kosova në Maqedoni, për cdo vit shpenzojnë nga 25-30 milionë euro.

Gjithashtu u dikutua edhe për mundësinë e adaptimit të pikës kufitare Jazhincë për doganimin e mallrave, që do të ishte lehtësim për bizneset në dy vendet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)