20 Prill 2024

Komisioni Evropian propozon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Bruksel, 4 maj - Komisioni Evropian i propozon sot Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke e transferuar Kosovën në listën e vendeve pa viza për qëndrim afatshkurtër në zonën Shengen.

Propozimi është bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, ka deklaruar se është dhënë rekomnadim për heqjen e vizave për Kosovën.

"Me lejoni që sot të rekomandoj heqjen e vizave për Kosovën, ftoj Paralmentin Evropian dhe Këshillin që të heq vizat për Kosovë", ka thënë ai.

"Sot ne po vazhdojmë me përkushtimin tonë për propozim të udhëtimit pa viza në BE për qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike – duke lehtësuar kontaktet mes njerëzve dhe duke forcuar lidhjet biznesore, sociale e kulturore ndërmjet BE-së dhe Kosovës."

"Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në bërjen e reformave të gjera dhe të vështira në fushën e drejtësisë, punëve të brendshme dhe më gjerë, që kanë ndikim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi. E di sa i rëndësishëm është për popullin e Kosovës udhëtimi pa viza dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj që Parlamenti Evropian dhe Këshilli do ta miratojnë shumë shpejtë propozimin tonë", ka thënë Avramopulos.

Në raportin e sotëm të progresit, Komisioni konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizim të vizave, që nënkupton se deri në miratimin e këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Kosova do ta ketë të ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe ta ketë të forcuar regjistrin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kosovës i të gjitha kritereve të përcaktuara nga katër blloqet e udhërrëfyesit për viza, si dhe riintegrimi dhe riatdhesimi, do të monitorohen përmes mekanizmit monitorues të pas liberalizimit të vizave, procesi i Stabilizim Asociimit, dhe nëse paraqitet nevoja, përmes mekanizmave përcjellës ad-hok.

Në momentin që propozimi miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për vizë kur udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në katër vendet jo-anëtare të BE-së të përfshira në Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicrra). Përjashtimi i vizave parasheh vetëm udhëtim të shkurtër deri në 90 ditë për çfarëdo periudhe 180 ditore për qëllime biznesi, turistike ose familjare. Qytetarët e BE-së tashmë mund të udhëtojnë pa viza për në Kosovë.

Kushtet tjera për hyrje në zonën Shengen do të vazhdojnë të aplikohen, duke përfshirë nevojën për të dëshmuar mjete të mjaftueshme financiare dhe arsyen e udhëtimit. Përjashtimi i vizave nuk ofron të drejtën për punë në BE.

Si për të gjitha ato që janë të listuara në Aneksin II të rregullores së vizave dhe qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në Evropë, klauzola mbrojtëse e shtuar në fillim të vitit 2014 do të zbatohen për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Duke marrë parasyshë diskutimet e fundit me Shtetet Anëtare për politikën e vizave të BE-së si tërësi, Komisioni sot ka propozuar të forcojë këtë mekanizëm pezullimi që ta bëjë më të lehtë për Shtetet Anëtare të njoftojnë për rrethanat që çojnë te një pezullim i mundshëm dhe t'ja mundësojë Komisionit ta aktivizojë këtë mekanizëm me vet iniciativë.

Historiku

Komisioni Evropian e lansoi dialogun për liberalizim të vizave me Kosovën më 19 januar 2012. Në qershor 2012, Komisioni i dorëzoi autoriteteve të Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, i cili identifikoi masat legjislative dhe institucionale që Kosova do duhej t'i miratojë dhe zbatojë për të përparuar drejt liberalizimit të vizave.

Udhërrëfyesi paraqeti një listë gjithëpërfshirëse të reformave që Kosovës i kërkohej t'i zbatojë, me qëllim që të përparojë drejt liberalizimit të vizave, duke përfshirë riintegrimin dhe riatdhesimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimin, azilin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat themelore që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.

Komisioni paraprakisht ka miratuar tri raporte për progresin në Kosovë në kuadër të dialogut për viza: i pari më 8 shkurt 2013; i dyti më 24 korrik 2014; i treti më 18 dhjetor 2015 dhe i katërti më 4 maj 2016.

Këto raporte përmbanin vlerësimin e progresit të bërë nga Kosova, rekomandimet për autoritetet e Kosovës dhe të dhënat për ndikimin e migrimit dhe sigurisë në regjimin pa viza.

Raporti i tretë konkludoi se vetëm tetë kritere mbetën të papërfunduara dhe se sapo Kosova t'i përmbushë këto kritere të mbetura dhe të dëshmojë se masat e ndërmarra për të parandaluar një fazë të re migrimi në BE janë efektive, Komisioni do të propozojë heqjen e obligimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Këshill, vendimi për propozimin e Komisionit do të merret me shumicë të kualifikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)