24 Prill 2024

Ministri Murati takohet me bashkatdhetarët në Suedi

Malmo, 4 maj - Në Malmo të Suedisë, ministri Murati u takua me bashkatdhetarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme në këtë shtet.

Në këtë takim, ministri Murati i njoftoi të pranishmit për punën e Ministrisë së Diasporës.

\"Fokusi i angazhimit tonë është përmirësimi i gjendjes në aspektin e mësimit shqip në diasporë, regjistrimi i bashkatdhetarëve tanë dhe tërheqja e investimeve nga diaspora\", u shpreh ministri.\"

\"Në vazhdim, ai i njoftoi të pranishmit për marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë lidhur me krijimin e mundësive për bërjen e praktikës në institucionet e këtyre dy shteteve nga studentët e diasporës. Me këtë rast,  i ftoi ata të aplikojnë brenda afatit të paraparë.

Gjithashtu, i njoftoi prindërit për organizimin e kampeve në Kosovë për të  rinjtë nga diaspora.

Të pranishmit e falënderuan ministrin për vizitën dhe, njëkohësisht, shprehën shqetësimet e tyre sidomos rreth çështjes së sigurimeve kufitare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)