20 Prill 2024

Rritet numri i refugjatëve të mitur në BE

Bruksel, 4 maj - Sipas informacionit të publikuar të hënën nga Eurostati, mbi 90 mijë refugjatë të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar azil politik në 28 shtete anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera të zonës së Shëngenit si Islandë, Lihtenshtejn, Norvegji dhe Zvicër.

Shifra vjetore në periudhën 2008 deri në 2013 ka qenë e qëndrueshme, duke arritur mesatarisht në rreth 10 mijë, por u dyfishua në vitin 2014.

Sipas statistikave, Afganistani dhe Siria janë dy vendet kryesore nga vijnë refugjatët e mitur, përkatësisht 45 mijë dhe 14 mijë të tillë.

Nga ana e saj, Suedia është vendi që ka marrë më shumë kërkesa për azil, rreth 35 mijë, duke zënë 40 % të numrit të përgjithshëm, e pasuar nga Gjermania, Hungaria, Austria, Norvegjia dhe Italia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)