25 Prill 2024

Mogherini: Njerëzit duhet të jenë të informuar plotësisht

Bruksel, 3 maj - Përfaqësuesesja e Lartë, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka deklaruar se BE-ja dëshiron të rikujtojë parimin që "themelimi, mbajtja dhe promovimii një shtypi të pavarur, pluralist dhe të lirë është qenësor përzhvillimin dhe mbajtjen e demokracisë në një komb, dhe për zhvilliminekonomik".

\"Në këtë ditë po e festojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Në përvjetorin e 25-të të Deklaratës së Windhoek, BE-ja dëshiron të rikujtojë parimin që \"themelimi, mbajtja dhe promovimi i një shtypi të pavarur, pluralist dhe të lirë është qenësor për zhvillimin dhe mbajtjen e demokracisë në një komb, dhe për zhvillimin ekonomik\".
 
E drejta për liri të mendimit dhe shprehjes përfshin lirinë për të kërkuar, për të pranuar dhe për të dhënë informacione. Ajo është një komponentë kryesore e qeverisjes dhe zhvillimit demokratik. Njerëzit duhet të jenë të informuar plotësisht në mënyrë që të jenë në gjendje të krijojnë një mendim dhe që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e tyre. Liria e informimit po ashtu kontribuon në qeverisje më të mirë, meqë ajo rrit transparencën në çështjet publike dhe mund të përdoret si mjet për të kërkuar llogaridhënie nga qeveritë për veprimet e tyre, në veçanti atëherë kur qasja në informata rezulton në shpalosjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut ose praktikave të korrupsionit. 

Sigurimi i qasjes në informacione mund të shërbejë për promovimin e drejtësisë dhe riparimit, veçanërisht pas periudha të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

BE-ja është zotuar që të vazhdojë të promovojë dhe të mbrojë lirinë e mendimit dhe të shprehjes në mbarë botën, jo vetëm offline mirëpo edhe në lidhje me kiberhapësinë (“cyberspace”) dhe teknologjitë e tjera të komunikimit informativ, ashtu siç është theksuar me miratimin e Udhëzimeve të BE-së për të Drejtat e Njeriut mbi Lirinë e Shprehjes Online dhe Offline në vitin 2014.
 

Ajo dënon nivelin e kërcënimit dhe dhunës në rritje me të cilat ballafaqohen gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, zyrtarët medialë dhe individët e tjerë në shumë vende të botës gjatë ushtrimit të të drejtës për liri të mendimit dhe shprehjes online dhe offline.

 
Përveç dënimit të dhunës tërësisht, BE-ja është e vendosur që të luftojë ligjet ose praktikat që imponojnë censurimin, që inkurajojnë vetë-censurimin ose sigurojnë ndëshkime ligjore, përfshirë sanksionet penale, financiare dhe administrative, si dhe është e vendosur që të luftojë keqpërdorimin e autoritetit të tregut dhe kushteve të varfra ekonomike.

 
BE-ja rikonfirmon vendosmërinë e sa për të promovuar dhe për të mbështetur lirinë e mendimit dhe të shprehjes si të drejta që duhen ushtruar nga secili në çdo vend, bazuar në parimet e barazisë, mosdiskriminimit dhe universalitetit – përmes çdo medie dhe pa dallim kufijsh.

 

Kjo është e Drejta juaj!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)