20 Prill 2024

Meta pret në takim Hilmi Jasharin

Tiranë, 3 maj - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Hilmi Jasharim. I pranishëm në takim ishte edhe Avokati i Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani.

Meta i ka thënë Jasharit se Avokati i Popullit, si institucion i dalë nga Kuvendi, janë në bashkëpunim të vazhdueshëm në interes të proceseve demokratizuese të vendit dhe në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe të drejtave të qytetarëve.

Ndërsa, Avokati i Popullit të Kosovës, Jashari duke falënderuar kryeparlamentarin Meta për realizimin e këtij takimi, ka vlerësuar bashkëpunimin shumë të frytshëm mes Avokatit të Popullit të Kosovës dhe Avokatit të Popullit të Shqipërisë.
Gjatë takimit, është diskutuar mbi organizimin e aktiviteteve të përbashkëta mes dy institucioneve të Avokatit të Popullit dhe dy Kuvendeve. Meta është shprehur se veprimtaria e Avokatit të Popullit si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, përballet me sfida. Pavarësisht kësaj ai ka vlerësuar se këto institucione kryejnë një punë të lavdërueshëm në funksion të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)