25 Prill 2024

KE paralajmëron rritjen e nacionalizmit ekstrem europian

Strasburg, 29 prill - Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland do paraqesë më 18 maj një raport ku paralajmërohet rritja e nacionalizmit ekstrem europian, që përbën kërcënim serioz për sigurinë e kontinentit.

Në këtë raport, Jagland thekson se Europa po përballet me shumë vështirësi serioze, përfshi kërcënimet terroriste, krizën e refugjatëve, konfliktet rajonale etj. Këto sfida i ofrojnë nacionalizmit ekstrem europian një terren të mirë.

Ai tha se Europa po përballet me prirjen e legalizimit të nacionalizmit, veçanërisht për krizën e refugjatëve. Rregullat dhe ligjet e përcaktuara nga disa vende anëtare përmbajnë karakteristikat e nacionalizimit ekstrem, të cilat janë shumë të rrezikshme dhe shkelin marrëveshjet ndërkombëtare dhe të drejtat e refugjatëve.

Këshilli bëri të ditur se vitin e kaluar Europa u përball me një krizë të madhe sigurie. Ndërkohë, pasiguria e zhvillimit ekonomik dhe mungesa e bashkimit të vendeve europiane për krizën e refugjatëve kanë përkeqësuar tensionin social. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)