20 Prill 2024

Austria miraton ligjin e ri për azilkërkuesit

Vjenë, 28 prill - Parlamenti austriak miratoi ligjin e ri me 98 vota pro dhe 67 kundër, i cili do të kufizojë të drejtën e kërkimit të azilit dhe lejon që shumica e azilkërkuesve të refuzohen direkt në kufi.

Ligji i ri u paraqit nga koalicioni qeverisës i përbërë nga Partia Socialdemokratike dhe Partia Popullore.

Mes të tjerash, ligji i ri lejon qeverinë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për krizën e emigrantëve dhe të refuzojë shumicën e azilkërkuesve. Ligji kufizon deri në 3 vjet çdo kërkesë që pranohet.

Vitin e kaluar, Austria pranoi kërkesat për azil të rreth 90 mijë refugjatëve, shtimi i të cilëve ka ushtruar presionin e madh mbi sistemin e sigurimeve shoqërore të këtij vendi duke ngjallur pakënaqësinë e vendasve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)