25 Prill 2024

SHBA përforcon mbështetjen për Evropën

Bruksel, 14 shkurt - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka konfirmuar lidhjet e forta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke thënë se SHBA ka një “interes të thellë” në fuqizimin e Evropës përballë tensioneve të reja me Rusinë dhe fluksit të papreçedent të refugjatëve.

Në Konferencën e NATO-s për Sigurinë, në Mynih, zoti Kerry foli edhe për rëndësinë e një zgjidhjeje jo-ushtarake për krizën e Sirisë.

\"Nëse komuniteti ndërkombëtar dhe vetë sirianët e humbasin mundësinë për të arritur një zgjidhje politike për konfliktin, atëherë dhuna, gjakderdhja, torturat dhe pamjet e bombardimit të grave dhe fëmijëve do të vazhdojnë. Të gjitha bisedimet e zhvilluara deri më tani do të përballen vetëm me cinizmin e popujve të botës që presin prej udhëheqësve të tyre të ofrojnë zgjidhje.”

Për krizën e Ukrainës, zoti Kerry tha se Rusia duhet të përmbushë marrëveshjen e paqes të arritur nga Gjermania dhe Franca vitin e kaluar në Minsk, të Bjellorusisë.

Sekretari Kerry tha se “Rusia ka përpara një zgjidhje shumë të thjeshtë: të zbatojë plotësisht marrëveshjen e Minskut, ose të vazhdojë të përballet me sanksione ekonomike”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)