20 Prill 2024

Mbi 11 për qind e popullsisë në Siri është vrarë

Damask, 12 shkurt - Pasuria kombëtare, infrastruktura dhe institucionet siriane, gati janë shkatërruar nga impakti katastrofik i konfliktit 5-vjeçar.

Në këtë përfundim ka arritur Qendra siriane për Politika Kërkimore, e cila në një raport vlerëson se viktimat e shkaktuara nga lufta, në mënyrë direkte ose indirekte janë rreth 470 mijë, një shifër kjo dyfish më e lartë nga ajo që është shpallur nga OKB 18 muaj më parë.

Që atëherë nuk janë mbledhur më të dhëna. Gjithsej 11.5% e popullsisë së vendit është vrarë apo plagosur që prej shpërthimit të krizës në mars të 2011-s. Numri i të plagosurve vlerësohet të jetë 1.9 milionë.

Jetëgjatësia mesatare ka rënë nga 70-vjeç që ishte në vitin 2010, në 55.4 në 2015. Në total, humbjet ekonomike, sipas raportit, vlerësohen në 255 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)