27 Prill 2024

Majko ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës

Tiranë, 9 shkurt - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në emisionin Top Story në televizionin Top Channel, ka bërë të ditur se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“Po e kam bërë kërkesën. Shpresoj të ma pranojnë. Kam dëshirë që të kem një apartament timin në Prishtinë dhe dua të shkoj në punë duke u nisur nga Prishtina dhe të vij këtu në Kryesinë e Kuvendit”, ka deklaruar Majko.

Pandeli Majko ka simpati të kosovarëve pasi ishte kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë.

Drejtuesi i emisionit e pyet deputetin e Partisë Socialiste, nëse janë të vërteta fjalët që ai ëndërron të vazhdojë karrierën politike në Prishtinë.

“Mbase pse jo. Tani që ma thatë ju po e mendoj”, ka deklaruar Pandeli Majko.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)