26 Prill 2024

Deputetja Lama merr pjesë në një takim të OECD-së në Paris

Paris, 4 shkurt - Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Alma Lama po merr pjesë në Konferencën Rrjetit Global të Parlamentarëve të organizuar nga OECD, Paris ku marrin pjesë parlamentare nga vende të ndryshme te botes, si dhe parlamentarë të NATO-s.

Temat kryesore në këtë konferencë kane të bëjnë me financimin e demokracisë, përfshirë financimin dhe transparencën e partive politike. Parlamentarët kanë një rol shumë të rëndësishëm në avancimin e debatit global në lidhje me rolin e parave në politikë, u tha në konferencë.

Temë tjetër e rëndësishme e kësaj konference është lufta ndaj financimit të terrorizmit, një problem me të cilin po përballen shume vende të botës.

Lama po zhvillon takime me shumë parlamentarë të vendeve të ndryshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)