18 Prill 2024

Rusia përdor armë kimike në Siri?

Damask, 1 dhjetor - Dhjetëra raportime akuzojnë Rusinë se po përdor armë kimike në bombardimet e saj në Raqqa, kryeqytetin de facto të ISIS-it.

Këto armë janë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës, pasi kanë një lëndë të njohur si fosfori i bardhë dhe kanë një rrezikshmëri të lartë. Kjo lëndë është në gjendje të zhdukë në një rreze të gjerë veprimi çdo gjallesë duke i djegur mishin dhe kockat.

Sipas aktivistëve të drejtave të njeriut në Siri, ajo besohet se është hedhur më shumë se një herë nga avionët rusë që bombardojnë Raqqa-n, duke shkaktuar më shumë viktima në radhët e civilëve se mes luftëtarëve të ISIS-it.

“Daily Mail” shkruan se, “fosfori i bardhë, i njohur ndryshe si WP, përdoret nga ushtritë në sasi të vogla kryesisht për të ndriçuar objektivat kur sulmet kryhen natën, ose për të sinjalizuar vendndodhjen ditën”.

Në sasi të mëdha, kjo lëndë është tejet e rrezikshme dhe shfarosëse në masë, ndaj Konventa e Gjenevës e ka ndaluar përdorimin në aksione luftarake.

“Për të mbrojtur Djallin (Bashar al-Assad), Rusia po përdor bomba me fosfor në Raqqa. Ky është një krim lufte”, shkruan një aktivist irakian i të drejtave të njeriut në rrjetet sociale.

Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzohet për përdorimin e kësaj lënde kimike në bombardimet e veta në Siri. Më 13 nëntor, opozita sirianë akuzoi Moskën se ka bombarduar dy herë me fosfor të bardhë qytetin e Idlibit, i kontrolluar nga rebelët anti-Assad.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)