25 Prill 2024

Bie mbështetja franceze për refugjatët

Paris, 28 nëntor - Terroristët që vranë dhe plagosën thuajse 500 njerëz në Paris janë kryesisht shtetas francezë dhe belgë. Por të paktën dy prej tyre shfrytëzuan krizën e emigrantëve për t’u futur në rajon.

Ky zbulim i ka bërë edhe më të ashpra pikpamjet mbi refugjatët e vërtetë, përfshi ata që po largohen nga dhuna ekstremiste që goditi kryeqytetin francez.

Një pritje e ngrohtë për refugjatët kryesisht sirianë. Të paktën kjo ndodhte para  dy muajsh, kur mbërriti vala e parë nga 30 mijë refugjatë që ka premtuar qeveria franceze se do të strehojë gjatë dy viteve. 

Por gjërat kanë ndryshuar që nga sulmet e Parisit.  Dy prej vetvrasësve me bombë thuhet se u futën në Greqi me turmën e azil kërkuesve, duke ndjekur të njëjtën rrugë sikurse ata që ndodhen aty.

Kjo po ushqen ndjenjat anti-emigrante në Evropë. Në prag të zgjedhjeve rajonale franceze muajin që vjen, po shtohet mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë, Fronti Nacional. Wallerand Sain Just është kandidat i Frontit Nacional: 

“Duhet të sigurohemi që nuk ka më imigracion dhe jo më të ardhur ilegalë. Ata që ndodhen këtu duhen trajtuar njerëzisht dhe ktheyer nga kanë ardhur.”

Kjo i shqetëson të porsaardhurit si Anas Sharr nga Aleppo e shkatërruar nga lufta. 

“U largova nga terrorizmi në Siri për ta gjetur terrorizmin në Francë. Zyrtarët përpiqen të na sigurojnë por patjetër që do të ndikojë negativisht tek ne.”  

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim serioz francez kundër azil kërkuesve. Por përkrahësit e të drejtave thonë se po shtohen pikpyetjet dhe po shuhet mbështetja për të pritur më shumë refugjatë. Jean-Francois Dubost është me Amnesty International në Francë.

“Sëbashku me aktivistët përpiqemi të bindim popullatën lokale për të pritur më shumë refugjatë dhe shpjeguar se ata nuk janë terroristë, por të ikur nga lufta. Nuk është e lehtë.” 

Ndërsa Parisi varros të vdekurit, ata që kërkojnë strehë dhe një jetë të re në Francë vetëm shpresojnë se nuk do të përballen përsëri me dhunë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)