29 Mars 2024

Obama uron shqiptarët për 28 nëntorin

Uashington, 26 nëntor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 nëntorit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Presidenti Obama në urimin të cilin ia ka dërguar presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se 28 nëntori shënon edhe një rast për të reflektuar mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria

Letra e plotë e president Obamës dërguar presidentit Nishani:

I dashur Zoti President,

Ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar edhe në emër të popullit amerikan me rastin e 28 Nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë.

Ky shënon edhe një rast për të reflektuar mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, ashtu siç u nënvizua edhe nga nënshkrimi në prill i Partneritetit Strategjik ShBA– Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë që të përparojë në rrugëtimin e saj drejt integrimin të plotë Euro-Atlantik.

U jam mirënjohës kontributeve të Shqipërisë në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe anembanë botës. Ato përfshijnë edhe ndihmesën e vlefshme të Shqipërisë si pjesëtare e Koalicionit Ndërkombëtar që lufton ISIS-in dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit. Unë pres që në këtë drejtim dhe në shumë fusha të tjera të rëndësishme, ta thellojmë bashkëpunimin tonë gjatë viteve në vazhdim. Edhe njëherë, ju shpreh urimet e mia ndërsa ju kremtoni këtë ditë të gëzuar!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)