25 Prill 2024

Ban Ki Moon i kërkon Rusisë dhe Turqisë të ulin tensionet

New York, 25 nëntor - Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga Turqia dhe Rusia që të ulin tensionet mes tyre, të cilat janë përshkallëzuar akoma më shumë me rrëzimin e një avioni rus nga ana e Turqisë.

Stefan Duxharik zëdhënës i Ban Ki Moon, ditën e martë tha se sekretari i përgjithshëm i OKB është shprehur i shqetësuar dhe nga të gjitha palët kërkon që të jenë të përgjegjshëm dhe të marrin menjëherë masat e duhura për të ulur tensionet mes tyre.

Kryeministri turk Ahmet Davudoglu ka mbrojtur rrëzimin e një avion luftarak rus, nga forcat turke, në kufirin me Sirinë, duke thënë se Turqia ka të drejtë \"të marrë të gjitha masat” kundër shkeljeve të kufirit të saj, në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Davudoglu tha se Turqia nuk do të hezitojë të ndërmarrë të gjitha hapat për të mbrojtur sigurinë e vendit, duke e quajtur atë “Davutoglu \" të Turqisë. Ai theksoi se veprimi nuk përbën një agresion kundër asnjë territori të huaj.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus është një \"thikë në shpinë\" nga Turqia, duke paralajmëruar se kjo do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet dypalëshe.

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rusia ka thënë se aeroplani, që është rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)