29 Mars 2024

Franca vazhdon sulmet e saj kundër ISIS në Siri

Damask, 24 nëntor - Avionët luftarak të Francës të dislokuar në anijen luftarake Charles de Gaulle kanë kryer sulmin e parë të tyre kundër grupit terrorist ISIS.

Franca i ka nisur dje sulmet e para luftarake kundër grupit terrorist ISIS nga aeroplanmbajtësi, Charles de Gaulle, i cili është vendosur në Detin Mesdhe, pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Paris, më 13 nëntor, me ç \'rast u vranë 130 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi terrorist ISIS. Ushtria franceze tha se nga ky aeroplanmbajtës janë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në qytete të ndryshme të Sirisë.

Ky aeroplan bartës me repart atomik, i vendosur në pjesën lindore të Mesdheut, i ka 26 aeroplanë dhe kjo gjë mundëson që Franca t’i trefishoj kapacitetet për ndërmarrjen e sulmeve.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka shprehur përkushtim për vazhdimin e sulmeve kundër grupit terrorist ISIS, në Siri dhe Irak, duke thënë se “ne do t’i intensifikojmë sulmet tona, duke zgjedhur caqe që do ta dëmtojnë sa më shumë këtë armatë të terroristëve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)