29 Mars 2024

Trump dhe Clinton kryesojnë garën presidenciale

Washington, 13 tetor - Miliarderi Donald Trump vazhdon të jetë në krye të garës së kandidatëve presidencialë republikanë, ndërsa Hillary Clinton kryeson mes demokratëve.

Sipas një ankete të re me 1200 votues të kryer nga CBS News, zoti Trump ka një mbështetje prej 27% mes republikanëve. Ai pasohet nga një tjetër kadidat që nuk vjen nga bota e politikanëve, ish-neurokirurgu Ben Carson me 21%.

Biznesmeni Trump ka siguruar mbështetjen e votuesve republikanë të zemëruar me Uashingtonin, duke i portretizuar kundërshtarët e tij si të dështuar dhe të dobët.

Asnjë nga 13 kandidatët e tjerë republikanë nuk kanë siguruar mbështetje dyshifrore.

Mes demokratëve, anketa tregon se ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ka një epërsi të qartë me një mbështetje prej 46%, pasuar nga senatori Bernie Sanders me 27%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)