26 Prill 2024

BE-ja, kusht Serbisë për njohjen e Kosovës

Beograd, 9 tetor - Serbia kushtëzohet nga Bashkimi Evropian që të njohë pavarësinë e Kosovës. Lajmi konfirmohet nga media serbe “Novosti”, e cila shkruan se zyrtarë të BE-së i kanë dorëzuar shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, kapitullin e 35-të të negociatave BE-Serbi.

Dokumenti me 49 pika të cilat lidhen me statusin e Serbisë, kërkojnë drejtpërdrejtë njohjen e shtetit të Kosovës.

“Një pjesë e insistimit të vazhdueshëm të Bashkimit Europian është përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, deri në qëllimin final për njohjen e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e këtij vendi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork”, citon media.

Një kërkesë e pafavorshme për Serbinë lidhet me sistemin e energjisë në Kosovë, për të cilën praktikisht kërkohet që të transferohet në Prishtinë.

“Novosti” shkruan se, letra e diskutueshme është shkruar në kabinetin e komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn dhe më pas përmes Këshillit të BE-së do të dërgohet në të gjitha shtetet anëtare. Para se të marrë një qëndrim ose të shprehin vërejtjet dhe sugjerimet, ata mund të konsultohen me Serbinë, duke i lënë hapësirë Beogradit që të paraqitet me një dokument më të favorshëm për të. Teksti përfundimtar duhet gjithashtu të pranohet nga të gjithë anëtarët.

Serbia aktualisht është e angazhuar në një proces dialogu me Kosovën në Bruksel dhe ka nënshkruar një seri marrëveshjesh, të cilat ende nuk janë zbatuar plotësisht në terren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)