24 Prill 2024

Gjermania përgatitet për afro 1.5 milion migrantë

Berlin, 5 tetor - Gjermania përgatitet për afro 1.5 milion migrantë këtë vit, që është shifër më e madhe se ato të mëparshmet, ka raportuar sot e përditshmja Bild, që është gazeta më e shitur gjermane, duke cituar parashikime të fshehta të qeverisë.

“Presioni i imigrimit do të rritet mëtutje. Tash ne presim prej 7 e deri në 10 mijë kalime ilegale të kufirit çdo ditë në tremujorin e fundit”, shkruan Bild.

Sipas gazetës, autoritetet gjemrane janë të shqetësuara për rrezikun e “mungesës së kushteve” dhe ato tashmë po kanë probleme me numrin e nevojshëm të kontejnerëve për vendosje dhe kapacitetet sanitare për të arriturit e rinjë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania nuk do ta dobësoj përkushtimin e vet për strehimin e azilkërkuesve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)