25 Prill 2024

Deputetët e Kosovës në vizitë zyrtare në Parlamentin e Hungarisë

Prishtinë, 2 tetor - Me ftesë të Parlamentit të Hungarisë, një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, si dhe deputetët Sadri Ferati,  Kujtim Paqaku dhe Zafir Berisha, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Budapest.

Në kuadër të kësaj vizite ata u pritën nga nënkryetari i Parlamentit të Hungarisë, z. Istvan Jakab, kryetarja  e Komisionit për Kulturë, znj. Dora Duro, si dhe nga deputetë të tjerë hungarez.

Nënkryetari i Kuvendit të Hungarisë, Jakab, ka shprehur interesimin e parlamentit  dhe shtetit hungarez  për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me theks të veçantë me Parlamentin e Kosovës.

Ndërkaq, në emër të delegacionit nga Kuvendi i Kosovës, Pajaziti, ka falënderuar nënkryetarin Jakab  dhe deputetët tjerë të këtij parlamenti për pritjen dhe për gjithë mbështetjen që ka pasur Kuvendi dhe shteti i Kosovës nga Hungaria. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)