25 Prill 2024

Bavaria hapë qendër eksluzivisht për refugjatët nga Ballkani

Munhen, 1 shtator - Bavaria është duke planifikuar të hapë qendrën e parë të regjistrimit në mënyrë specifike për azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit.

 Ky veprim ka për qëllim të dërgojë emigrantët nga vendet e “sigurta” në shtëpitë e tyre, sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan Deutsche Welle.

Qendra planifikohet të hapë dyert e saj në të martën në ora 11 sipas kohës lokale, në një kazermë të ushtrisë pranë qytetit të Ingolstandit.

Autoritet thonë se presin që të strehojnë rreth 500 emigrantë nga Evropa Lindore, me të vetmin qëllim që sa më shpejt ti deportojnë, për shkak se ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil në Gjermani.

Një total prej rreth 1,500 do të jenë refugjatë që pritet të kalojnë përmes qendrës.

Ndërsa çdo agjenci qeveritare përgjegjëse është përgatitur për bashkëpunim të ngushtë, në mënyrë që emigrantët e Ballkanit të mund të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga 20.000 kërkesat për azil në Gjermani që janë dorëzuar nga fillimi i janarit deri në fund të korrikut, sipas statistikave të qeverisë, rreth 15,3 për qind ose rreth 3.000 prej tyre vijnë nga Kosova. Kurse 15 për qind tjerë vijnë nga Shqipëria dhe rreth 6 për qind nga Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)