19 Prill 2024

Ndalohen të gjithë trenat nga Budapesti

Budapest, 1 shtator - Autoritetet hungareze kanë ndaluar të gjithë trenat që nisen nga stacionet hekurudhore në Budapest në mënyrë që të ndalojnë refugjatët që të udhëtojnë për Austri dhe Gjermani.

Me altoparlantë në stacionet hekurudhore dëgjohet lajmërimi se ajo masë është marrë dhe do jetë në fuqi edhe më tutje raporton AP.

Siq shihet në fotografi me mijëra refugjatë të rrethuar nga forcat policore, qëndrojnë para stacionit në Budapest duke fishkëlluar për ndalimin.

Herët në mëngjes kanë shpërthyer kaosi kur qindra refugjatë kanë tentuar që të thyejnë dyert për të hyrë kur treni për Vjenë dhe Munih ka pasur të niset por policia i ka penguar.

Refugjatët kanë thënë se kanë paguar me qindra euro për bileta por policia ua ka bërë të ditur se nuk mund të udhëtojnë.

Policia ka deklaruar se numër prej 3650 refugjatë kanë arritur nga Hungaria në stacionin hekurudhor Westbanhof në Vjenë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)