24 Prill 2024

Qeveria Hungareze do të përforcojë gardhin kufitar

Budapest, 1 shtator - Qeveria hungareze është shprehur se do të përforcojë gardhin kufitar, pikërisht kur në të njejtën kohë mijëra refugjatë dhe emigrant kalojnë përmes kufirit, duke kërkuar për një jetë më të mirë në BE.

Vetëm në këtë vit, më shumë se 340 mijë emigrant kanë kaluar kufirin Serbi-Hungari, numër trefish më i madh se në vitin e kaluar, transmeton Gazeta Blic. Ndërsa, mendohet se shumë të tjerë e kanë kaluar kufirin pa u vënë re.

Gazetari i BBC-së, Nick Thorpe, ka bërë të ditur se në gardhin e ri ka zbrazëtira dhe se njerëzit kalojnë pikërisht nga aty. “Zbrazëtirat janë aty ku rrjedhin lumi, dhe ku qëndron linja hekurudhore,” tha ai. “Pikërisht nga aty largohen emigrantët.”

Sipas vlerësimeve ditore, rreth 3000 njerëz e kalojnë gardhin kufirat vetëm në një ditë. Mes tyre ka edhe të plagosur dhe të dëshpëruar.

Britania, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një qasje të re nga ështjes së migrimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)