26 Prill 2024

Avionët turq godasin objektivat e DAESH

Ankara, 31 gusht - Ministria e Jashtme turke bëri të ditur përmes një komunikate fillimin e operacioneve të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër organizatës terroriste të DAESH-it.

Është realizuar edhe operacioni i parë i përbashkët ajror.

Avionë luftarakë të Turqisë dhe forcave të koalicionit kanë asgjësuar pozicionet e organizatës terroriste të DAESH-it.

Këtë herë avionët e Forcave Ajrore Turke u ngritën në ajër bashkë me avionët e koalicionit ndërkombëtar.

Në fillim u goditën një e nga një objektivat e paracaktuar të DAESH-it.

Deklarata në lidhje me këtë operacion të përbashkët erdhi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në këtë kuadër, avionët tanë luftarakë bashkë me avionët luftarakë të koalicionit duke filluar nga mbrëmja e djeshme kanë filluar të realizojnë operacione ajrore të përbashkëta kundër objektivave të DAESH-it që janë përcaktuar në Siri dhe që kërcënojnë edhe sigurinë e vendit tonë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme turke.

Komunikata thekson se lufta me organizatat terroriste përbën në të njëjtën kohë edhe një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ndërsa përmend faktin që Turqia DAESH-in e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste që në vitin 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)