25 Prill 2024

30 Gushti, Festa e Fitores dhe Dita e Forcave të Armatosura Turke

Ankara, 30 gusht - Në 30 gusht 1922, ushtria fitimtare turke, duke mposhtur edhe forcat e fundit pushtuese, siguroi çlirimin e Anadollit.

Anglia, Franca, Amerika, Italia dhe Greqia, fituese të Luftës së I Botërore, njohën fitoren e ushtrive turke të udhëhequra nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë në Ankara dhe i dhanë fund pushtimit të Stambollit dhe Thrakës. Më pas me negociatat e paqes të zhvilluara në Lozanë u hap rruga për themelimin e shtetit të Republikës së Turqisë.

Vendi pranoi humbjen me marrëveshjen e Mondrosë (Mudrosit) të nënshkruar në vitin 1918 si pasojë e humbjes së aleatëve të Perandorisë Osmane dhe Gjermanisë në Luftën e I Botërore. Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje, shtetet fituese të udhëhequra nga Anglia filluan të ndajnë mes tyre territore të Perandorisë Osmane dhe ti pushtojnë ato.

Anijet e flotave të vendeve fituese që hodhën spirancat përpara Sarajit Dolmabahçe të Stambollit, kërcënonin pavarësinë e popullit turk. Të gjithë patriotët që panë të ardhmen e errët të vendit me njësitë tokësore që shkelën për një kohë të shkurtër në Stamboll, u detyruan të zhvillojnë një përpjekje me të gjitha mundësitë e mundshme. Një nga patriotët që zhvillonin mbledhje të fshehta në Stamboll ishte edhe Mustafa Qemal Pasha. Gjatë periudhës së luftës, Ai ishte njohur nga i gjithë Anadolli për vendimet e guximshme të marra gjatë luftës së Çanakkalasë.

Mustafa Qemal Pashaja njihej shumë mirë edhe në pallatin e perandorisë pasi kishte marrë pjesë në shumë udhëtime si ndihmës ushtarë me të në periudhën kur Padishahu Vahdettin ishte shehzade.

Sulltan Vahdettini thirri në pallatin e tij Musta Qemal Pashanë, si një prej komandantëve të suksesshëm të Luftës së Çanakalasë dhe e dërgoi atë në Anadoll për të kontrolluar ushtrinë. Në datën 19 Maj 1919, ndërkohë që Izmiri ishte pushtuar nga ushtria greke, me daljen e tij në Samsun, Mustafa Qemali filloi luftën çlirimtare, duke i bërë të ditur tërë botës, miqve dhe armiqve se populli turk nuk do të mbetej nën robëri.

Me komunikatën që publikoi në Amasya gjatë ditëve të errëta të vendit, Mustafa Qemali bënte të ditur se kombi turk nuk do të binte kurrë në robëri dhe vendi gjendej nën kërcënim, për këtë arsye i bëri thirrje faktorit kombëtar që të bënte rezistencë kundër pushtimit.

Kjo thirrje gjeti një mbështetje të madhe nga Organizatat e Forcave Kombëtare që kishin nisur të mblidheshin në të katërta anët e Turqisë. Në bazë të vendimeve të marra në kongreset e Sivas dhe Erzurumit, në Ankara u themelua një kuvend kombëtar. Delegatë të ardhur nga të katërta anët në Kuvendin Kombëtar vendosën themelimin e qeverisë dhe ushtrisë.

Në betejën e parë dhe të dytë të Inonusë përparimi grek u përpall me një rezistencë serioze. Në këtë periudhë, çetat kombëtare nën pararojën e Ethem Çerkezit ndërmorrën detyra të mëdha. Ky përparim që me mbështetjen e Anglisë kërkonte të zgjeronte pushtimin e Anadollit dhe rrëzimin e qeverisë së Ankarasë u zmbraps në Sakarja nga bajonetat turke. Populli i Anadollit në një bashkim turk, llaz, kurd, çerkez, i bënë të ditur tërë botës se fatin dhe të ardhmen e kishin në duart e veta.

Në vitin 1922, falë “Ofensivës së Madhe” që filloi në 26 gusht nga ushtria kombëtare që kishte mbledhur fuqitë, ushtria pushtuese pësoi një humbje të madhe. Me fitoret e arritura njëra pas tjetrës në front brenda 4 ditëve, në 30 gusht Kryekomandanti deklaroi se lufta kishte marrë fund. Fıtorja e madhe hapi rrugën e ushtrisë për në Izmir. Ushtria pushtuese arratisej nga sytë këmbët për të shpëtuar nga ushtarët turq. Ndër ata që ishin marrë robër ishte edhe kryekomandanti grek, Trikopis. Me fitoren e 9 shtatorit ushtria turke shënoi çlirimin e Izmirit.

Për një kohe të shkurtër ushtria turke e kishte shpëtuar tërë Anadollin nga pushtuesit.
Si rrjedhojë e marrëveshjes në Mudunya të armëpushimit të nënshkruar nga vendet fituese, Stambolli dhe Thraka u shpëtuan pa luftë. Fitorja turke kishte eliminuar kushtet e krijuara me Luftën e I botërore dhe hapi rrugën edhe për marrjen fund të Perandorisë Osmane dhe krijimin e Republikë së Turqisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)