28 Mars 2024

CEPS: Marrëveshjet konsolidojnë sovranitetin

Prishtinë, 30 gusht -  Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), me seli në Bruksel, sipas një analize ka vlerësuar se katër marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë duke e konsoliduar sovranitetin e Kosovës.


Eksperti i CEPS-it, Dushan Reliq, ka deklaruar çdo marrëveshje e re mes Serbisë dhe Kosovës zvogëlon praninë e çfarëdo ndikimi të Beogradit në Kosovë.

Reliq ka thënë se edhe pse pavarësia e Kosovës ende nuk është njohur nga shtete si Rusia, Kina dhe pesë vende anëtare të BE-së, me rrugëtimin e mëtutjeshëm të Serbisë drejt BE-së, çështja e Kosovës do të mund të bëhet një pengesë e përhershme drejt përmbushjes së kësaj aspirate, ashtu siç është rasti me Turqinë, e cila e ka të pamundur anëtarësimin në BE përderisa të ekzistojë problemi i Qipros Veriore.

Në tekstin e analizës së  CEPS-së është thënë se edhe pse Beogradi zyrtar mund të pretendojë se mund të ketë ndonjë rol të prekshëm në pjesën veriore të republikës, edhe shpresa më e vogël për një gjë të tillë do të shuhet me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të të dy shteteve në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)