24 Prill 2024

Serbia i afrohet BE-së, Kosova mbetet e izoluar

Vjenë, 28 gusht - Marrëveshjet e arritura të martën në Bruksel ia kanë hapur dyert e Bashkimit Evropian Serbisë, derisa Kosova mbetet, siç ka thënë kryeministri i vendit, Isa Mustafa - e izoluar.

Një gjë e tillë është vënë në pah të enjten, në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Vjenë, ku zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë komisarin për Zgjerim, Johannes Hahn, por edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se pas katër marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, Beogradit i është hapur rruga e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE-në.

“Atmosfera është e atillë që shumë shpejt zyrtarisht të nisim çeljen e negociatave me Serbinë, pasi Beogradi dhe Prishtina kanë bërë hapa përpara, duke tejkaluar problemet e dekadave të shkuara”, ka thënë komisari Hahn, i cili nuk ka thënë se çka do të përfitojë Kosova.

 /Koha Ditore/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)