29 Mars 2024

Thaçi: Koha për një narrativ të ri, nga të gjithë për të gjithë

Vjenë, 27 gusht- Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit në Vjenë, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme, ku është biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me theks të posaçëm në çështjen e refugjatëve dhe kërcënimin nga radikalizmi.

Zëvendëskryeministri Thaçi është ftuar të diskutojë për dialogun mes feve dhe luftën kundër ekstremizmit.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Thaçi bëri thirrje që rajoni dhe Bashkimi Evropian të mos lejojnë të venitet ideja e anëtarësimit në BE si dhe të hiqet dorë nga retorika nacionaliste që ende dëgjohet nga disa përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.

“Është koha për një narrativ të ri, nga të gjithë, për të gjithë”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi, duke ftuar që dialogu dhe bashkëpunimi të bëhen vlera që promovohen edhe në shtetet dhe shtëpitë e rajonit të Ballkanit, e jo vetëm fjalë që dëgjohen në Bruksel.

Zëvendëskryeministri Thaçi përsëriti se Kosova është shembull për tërë kontinentin për bashkëjetesën, harmoninë dhe dialogun ndërfetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)