19 Prill 2024

Prokurori Schwendiman i inkurajuar me miratimin e Speciales

Bruksel, 4 gusht - Prokurori udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, David Schwendiman, është shprehur i “inkurajuar” me miratimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës i miratoi Amandamentet kushtetuese dhe Ligjin që e shtron rrugën për themelimin e Dhomave Speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special”, thuhet në deklaratën për media të zotit Schwendiman.

Mëtutje ai thekson se është “i inkurajuar nga finalja e votimit, pasi ai e sjellë Kosovën një hap më afër shqyrtimit, njëherë e përgjithmonë, të akuzave shumë serioze, që i përmban raporti i Këshillit të Evropës i janarit të vitit 2011”.

Prokurori Schwendiman “ka theksuar se procesi i krijimit të Dhomave Speciale dhe i Zyrës së Prokurorit Special ende nuk është i kompletuar, prandaj duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm”, dhe në këtë kuadër, ai i “inkurajon të gjithë aktorët e përfshirë t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që ky mekanizëm gjyqësor mund të funksionoj sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)