25 Prill 2024

Ish-kryeministri britanik dyshohet për abuzim seksual me fëmijë

Londër, 4 gusht - Ish-kryeministri britanik Edward Heath dyshohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijë në vitet 1990, njoftoi të hënën Komisioni i Pavarur Policor për Ankesa në Britaninë e Madhe (IPCC).

IPCC-Ja tha se do të hetojë akuzat e ngritura nga policia e Wiltshire, ku Heath jetoi për shumë vite përpara se të vdiste në vitin 2005, në moshën 89-vjeçare.

\"Dyshohet se një ndjekje penale nuk është çuar në vend, kur një person kërcënoi se do të publikonte fakte ku Sir Edward Heath mund të ishte i përfshirë në ngacime seksuale ndaj fëmijëve,\" deklaroi IPCC-ja.

IPCC-ja i bëri thirrje dëshmitarëve të ndihmojnë procesin e hetimit, duke folur me këshilltarët e trajnuar të Shoqatës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)