25 Prill 2024

Mianmari me përmbytjet më të këqija në dekada

Naypyidaw, 2 gusht - Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Mianmar pritet të rritet gjatë ditëve të ardhshme, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Katër rajonet perëndimore janë prekur nga katastrofa e përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga musonet, ku kanë mbetur të paktën 27 të vdekur.

Por ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur shumë pjesë të prekura dhe janë ende në pritje të raporteve mbi rajonet më të goditura.

Në shtetin fqinj në Manipur, një rrëshqitje dheu ka varrosur një fshat të tërë, duke vrarë të paktën 21 persona.

Shirat e mëdha janë normale në sezonin e musoneve, por shumë njerëz në Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma , i thanë BBC-së se shirat kanë qenë veçanërisht të fortë në javët e fundit.

Era dhe shiu nga cikloni “Komen” kanë shtuar dëmet. Të dielën, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se reth 156,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet në 12 rrethe, por numri i përgjithshëm mund të jetë \"dukshëm më i lartë\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)