29 Mars 2024

Daçiç: Do refuzojmë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Beograd, 1 gusht - Gjatë një seance në Kuvendin e Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk është e thënë që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën do të votojnë “pro” anëtarësimit të saj në UNESCO.

Sipas gazetës serbe “Tanjug”, ministri ka thënë se “Kombet e Bashkuara me siguri do ta refuzojnë kërkesën e Prishtinës, sepse ajo është ligjërisht e pabazë dhe rezoluta 1244 flet ndryshe”.

Ai është shprehur se do të bëjë çdo gjë që vendet anëtare të UNESCO-s të kuptojnë se ky anëtarësim nga aspekti politik dhe ai i trashëgimisë kulturore do të ishte një hap i gabuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)