27 Prill 2024

Kroacia del nga arbitrazhi për mosmarrëveshjen kufitare me Slloveninë

Zagreb, 1 gusht - Qeveria kroate mori vendim zyrtar për dalje nga procesi i arbitrazhit për mosmarrëveshjen e saj kufitare me Sllovenin. Shkaku për tërheqjen u bë skandali me incizimet dhe regjistrimet e bisedimeve të përfaqësuesit të Sllovenisë në Gjykatën e Arbitrazhit Jernej Sokolec, në të cilat ai po negocionte që Sllovenia të merrte dy të treta prej Gjirit të Piranit.

Pas skandalit Sokolec ka dhënë dorëheqje. Qeveria kroate mori vendimin për heqje dorë nga arbitrazhi me gjithë deklaratën e KE, se Gjykata e Arbitrazhit do të vazhdojë të punojë, pasi Ljubljana propozoi një gjyqtar të ri. Sipas disa analistëve, Kroacia mund të mbetet e izoluar nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të vendimit të vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)