25 Prill 2024

Rusia mban qëndrim të pandryshuar ndaj Kosovës

Beograd, 31 korrik - Ambasada ruse në Beograd ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur të marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive. 

“Ashtu si shtetet e tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e ‘njëanshme’ të Kosovës, Rusia lëshon viza për kosovarët vetëm me procedura të veçanta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Rusia mban qëndrim të pandryshuar ndaj Kosovës, dhe ka bazë në ligjet ndërkombëtare dhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, njofton ambasada ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)