19 Prill 2024

Popullsia e Indisë do ta tejkaloj atë të Kinës brenda 7 vjetësh

New Delhi, 30 korrik - "Raporti mbi parashikimin e popullsisë botërore" i publikuar të mërkurën nga OKB-ja parashikon se popullsia e Indisë mund të tejkalojë atë të Kinës brenda 7 vjetësh, ndërkohë India ka mundësi të bëhet vendi me popullsinë më të madhe në botë.

Raporti thekson se popullsia e Indisë mund të arrijë në 1.5 miliardë në vitin 2030 dhe ky numër do të rritet vazhdimisht në disa dekada më pas. Ndërkohë numri i popullsisë së Kinës mund të pakësohet.

Dokumenti thekson se përqindja e rritjes së popullsisë botërore arriti kulmin në vitet \'60 të shekullit të kaluar, por në vitet \'70 u ul deri në 1.18%.

Në vitin 2050, popullsia botërore do të shtohet nga 7.3 miliardë deri në 9.7 miliardë. Sipas John Wilmoth, zyrtar i organizatës që merret me çështjet ekonomike dhe shoqërore, popullsia do të shtohet kryesisht në rajonet e pazhvilluar.

\"Kjo shkakton vështirësi për zhdukjen e varfërisë dhe të padrejtësisë, ndaj dhe është fokusi i realizimit të zhvillimit të vazhdueshëm,\" tha Wilmoth.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)