26 Prill 2024

NATO i kërkon Turqisë të vetëpërmbahet kundrejt kurdëve

Bruksel, 29 korrik - Qeverisë turke i është ushtruar presion gjatë një takimi special të NATO-s për të gjetur një përgjigje të përshtatshme dhe proporcionale kundrejt militantëve kurdë, si dhe të mos braktisë procesin e paqes gjithnjë e më të brishtë.

Konferenca e NATO-s, e mbajtur me kërkesë të Turqisë, erdhi vetëm pak orë pasi Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se ishte e pamundur të vazhdohej procesi i paqes me militantët kurdë dhe nxiti Parlamentin turk t’u heqë imunitetin politikanëve që kanë lidhje me “grupet terroriste” e t’i vënë në dispozicion të hetimeve të drejtësisë.

Javën e kaluar, avionët luftarakë të Turqisë goditën objektivat e ISIS në Siri për herë të parë, në atë që konsiderohet si një kthesë tepër e madhe taktike, që erdhi pas një sulmi terrorist përtej kufirit dhe një shpërthimi kamikaz në provincën jugore të Suruçit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)