26 Prill 2024

SHBA dhe Turqia plan ushtarak të përbashkët kundër ISIS

Ankara, 28 korrik - Shtetet e Bashkuara dhe Turqia po hartojnë një plan ushtarak të përbashkët për të pastruar veriun e Sirisë nga militantët e ISIS. Sipas zyrtarëve amerikanë, një zonë e “lirë nga Shteti Islamik” do të siguronte një stabilitet më të madh përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se marrëveshja është duke u finalizuar dhe se militantët e ISIS do të largohen deri në 109 kilometra nga kufiri me Turqinë, përgjatë lumit Eufrat.

Kjo marrëveshje do të rriste tensionet me luftëtarët kurdë, të cilët kontrollojnë territore të mëdha në veri të Sirisë, dhe do të intensifikonte ndjeshëm sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS.

Ankaraja në momentin që e shpërthimit të konfliktit të armatosur në Siri, daljes në skenë të ISIS-it dhe zgjerimit të tij në Irak, kishte zgjedhur të ruante neutralitetin duke shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në konflikt, megjithëse ai zhvillohej në derën e saj.

Arsyeja se pse ndryshoi vendim ishte pikërisht javën e kaluar, pas sulmit vetëvrasës i marrë përsipër nga ISIS-i dhe ku vdiqën 32 vetë, e më vonë vrasja e një ushtari turk pas shkëmbimit të zjarrit në kufirin me Sirinë me ekstremistët fetarë shkaktoi reagimin e Turqisë.

Më pas, Turqia ka ndërmarrë një sërë sulmesh ajrore në Siri dhe Irak, ku shënjestër ka qenë jo vetëm ISIS-i, por edhe kurdët e PKK-së. Ndërkohë, Turqia ka përdorur të drejtën që i jep Artikulli 4 i paktit të NATO-s duke thërritur të martën një takim të jashtëzakonshëm të Aleancës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)