24 Prill 2024

Indonezia goditet nga një tërmet me magnitudë 7 ballë

Jakarta, 28 korrik - Indonezia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë në orët e parë të mengjesit të sotëm.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Amerikane, epiqendra e tërmetit ishte rreth 234 kilometra në perëndim të qytetit Jayapura, me një thellësi prej 52.9 kilometrash.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për viktima, gjithashtu nuk ka pasur njoftim për cunam.

Indonezia është shumë e ekspozuar ndaj lëkundjeve sizmike për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit”, në Paqësor.

Një tërmet gjigand më 26 dhjetor 2004, në det të hapur, shkaktoi një cunam në Oqeanin Indian, duke i marrë jetën rreth 230 mijë njerëzve, gjysma e të cilëve ishin nga provinca Aceh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)